Ballina Rajoni Tensione në veri të Kosovës, Presidenti Begaj telefonatë me komandantin e KFOR-it

Tensione në veri të Kosovës, Presidenti Begaj telefonatë me komandantin e KFOR-it

1

Komandati i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia ka biseduar në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim në rrjetet sociale nga KFOR, thuhet se Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it.

Ndër të tjera shkruhet se Begaj i ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Serbët po protestojnë për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, por edhe për të kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.