Ballina Lajme Politike Tensione në Kuvend, Ministrat prezantojnë projektligjet, opozita mban të bllokuar foltoren

Tensione në Kuvend, Ministrat prezantojnë projektligjet, opozita mban të bllokuar foltoren

1

Në një seancë të pazakontë, ministrat e qeverisë po prezantojnë projektligjet në Kuvend, në një kohë foltorja mbahet e bllokuar nga deputetët e opozitës. Debatet nisën pasi opozita nuk pranoi të zhvillojë interpelancën e kërkuar me kryeministrin Edi Rama me të deleguarën e tij, Elisa Spiropali.

Pas debateve dhe ndërprerjes së seancës dy herë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vijoi me rendin e ditës.

Pavarësisht tëheqjes së vëmendjes nga Nikolla, deputetët e opozitës vijuan me bllokimin e foltores duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

/rtsh.al/