Ballina Lajme Temperatura të ulëta e reshje bore, qarku i Korçës zbardhet gjatë natës,...

Temperatura të ulëta e reshje bore, qarku i Korçës zbardhet gjatë natës, ja si paraqitet situata

1

KORÇË

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet deri mesatar. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se temperaturat shkojnë në vlerat -2 gradë deri në +1 gradë.

Në rrugën e Dardhës ka pasur reshje dëbore nga kilometri i 5-të deri në kilometrin e 14-të. Trashësia e dëborës varion nga 5 cm -10 cm.

Në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë ka pasur gjithashtu reshje dëbore dhe trashësia shkon nga 3cm deri në 7 cm

Në rrugën Korçë-Voskopojë ka pasur reshje shiu dhe dëborë e shkrirë. Është punuar me mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë. Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje. Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore dhe për mirëmbajtje emergjente.