Ballina Vendi Temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

1

Deri në orët e mesditës parashikohet që pothuajse i gjithë territori të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Ndërsa pas mesdite pritet të ketë kalime të vranësirave në zonat malore dhe në zonën e ulët, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në shtrirjen lindore. Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare do të mbetet në dominimin e motit të kthjellët edhe gjatë pasdites.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior –  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.