tvkombi
tvkombi

“Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur” në Vlorë

Kronikë

Publikuar ne:19:39 - 29/09/2022

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vlorë mbrëmjen e sotme dhe sipas informacioneve të para u raportua një person i plagosur.

Por pas kontrolleve nga ana e policisë, ka rezultuar një alarm fals. Mësohet se ka qenë një telefonatë anonime që ka alarmuar policinë se një person kishte mbetur i plagosur në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, në afërsi të fshatit Kaninë. Policia ka nisur menjëherë grupin dhe ka kryer kontrollin në zonë por nga kontrollet e rezulton informacion i pavërtetë dhe sipas burimeve zyrtare nuk ka as të shtëna e as të plagosur.

Ju sugjerojmë