Ballina Vendi Të shtëna me armë zjarri në Radhimë të Vlorës, dyshohet për një...

Të shtëna me armë zjarri në Radhimë të Vlorës, dyshohet për një të plagosur

1

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në Radhimë të Vlorës.

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri”, njofton policia.

Sipas burimeve për abcnews.al dyshohet për një të plagosur, ndërkohë policia sqaron se po kryen kontrolle në terren për të gjetur nëse ka persona të dëmtuar.

“Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, thotë policia.
Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit
/ABCNEWS.AL/