Ballina Vendi Të rrethuar nga forca të shumta sigurie, kryeministri Rama dhe Dritan Abazoviç...

Të rrethuar nga forca të shumta sigurie, kryeministri Rama dhe Dritan Abazoviç mbërrijnë në Kiev. Takohen sot me Zelenskyn

1

Ashtu siç u fol edhe dje, kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç mbërritën sot në kryeqytetin e Ukrainës.

Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Gjithashtu, kryeministri i Malit të Zi që ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një foto nga rrugët e Kievit.

Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.