Ballina Lajme Social Të menduarit pozitivisht ndihmon në mposhtjen e dhimbjeve dhe sëmundjeve kronike

Të menduarit pozitivisht ndihmon në mposhtjen e dhimbjeve dhe sëmundjeve kronike

1

Që nga kohërat e lashta, këngët dhe tregimet popullore kanë treguar se si trishtimi dhe pikëllimi mund të bëjnë të sëmuremi nga një zemër e thyer. Në ditët e sotme shkencëtarët thonë se kanë zbuluar lidhjet fizike midis mendjes dhe trupit që shkaktojnë një dëm të tillë.

Duke kuptuar se si emocionet e shtyjnë trurin të ndikojë fizikisht në trupin tonë, shkencëtarët mendojnë se mund të zhvillojnë mënyra të reja revolucionare për të trajtuar kushte serioze si dhimbja kronike apo gjendje të tjera shëndetësore.

Mjekët thonë se trauma mund të dëmtojë zemrën, në një gjendje të quajtur sindroma e zemrës së thyer ose kardiomiopatia Takotsubo, ngjarjet stresuese bëjnë që muskujt e zemrës të dobësohen papritur, gjë që mund të jetë fatale.

Trishtimi dhe humbja gjithashtu mund të shkaktojnë dëme serioze në shëndet, sipas një studimi të ri të kryer nga studiuesit në Suedi , të cilët studiuan të dhënat shëndetësore të më shumë se dy milionë prindërve.

Kjo zbuloi se ata që kishin humbur një fëmijë rrezikoheshin më shumë nga zhvillimi i fibrilacionit atrial ku zemra rreh në mënyrë të çrregullt dhe rrit ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër raportoi Journal of Epidemiology and Community Health.

Ndërkohë, studime të tjera po zbulojnë të dhëna jetike se si te menduarit pozitiv luan një rol vendimtar në çrregullime të tjera serioze, veçanërisht dhimbjet kronike.

Në vitin 2020, një studim i udhëhequr nga profesor Gerald Zamponi një neurobiolog në Universitetin e Calgary, Kanada tregoi se stimulimi i të menduarit pozitivisht lehtësonte dhimbjet kronike dhe lehtësonte gjendjen psikologjike.