Ballina Vendi Taulant Balla:“I kemi numrat për të zgjedhur vetë Presidentin” Ja pse...

Taulant Balla:“I kemi numrat për të zgjedhur vetë Presidentin” Ja pse po diskutojmë me opozitën!?

1

Kreu i grupit Parlamentar socialist, Tulant Balla ka thënë se Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët dhe konsensual.

Ai tha se edhe pse mazhoranca i ka numrat për ta zgjedhur vetë Presidentin e ri, dëshirojnë të vendosin një standard në lidhje me procesin, standard që ndiqet prej vitesh në Parlament.

“Po kërkojmë dialog me grupet parlamentare në Parlamentin e Shqipërisë. Ka një traditë të konsoliduar parlamentare. Besoj që të tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës do e respektonin traditën. Unë fola për dialog. PS i ka numrat për të zgjedhur Presidentin e Republikës në raundin e 4-ët apo 5-ë. Ne duam që zgjedhja e Presidentit të jetë standard, ne duam që procesi i gjerë konsultimi mes vetes, me grupet parlamentare të opozitës, me publikun. Ajo që na duhet është të kemi një President Republike që të jetë një kryetar shteti që i ka hije Shqipërisë, që në qershor do të fillojë bisedimet për anëtarësinë. BE e ka kuptuar që duhet një përshpejtim të procesit. Natyrshëm që Presidenti i Republikës të respektojë palët, por mos të jetë palë mes palëve si ky që ka qenë. Procesi kulmon në një seancë plenare të posaçme. Nuk jemi për të bërë lista. Ne duam të identifikojmë se çfarë duhet të përfaqësojë dhe si të jetë Presidenti i ri i opozitës. Opozita mund të vijë me propozimin që të jetë një përfaqësues i tyre. Do të diskutojmë me ta se përse një President duhet të jetë mbi palët. Nuk ka kushte në këtë dialog me opozitën. Duhet të ulemi pa parakushte. Duhet një President që t’i ketë hije Shqipërisë. Në këtë aspekt, mos prisni që pas çdo procesi konsultimesh të themi kush janë emrat. Nuk shkon, duhet të kemi një proces dhe besojmë që Shqipëria ka vetëdijen për t’i dhënë Shqipërisë një president konsensual. Duhet pak durim, por do të arrimë të shkojmë ku duhet”, tha Balla.

Nga ana tjetër, ministrja Elisa Spiropali tregoi se do të grumbullojnë sa më shumë propozime, ndërsa në fund do të vendoset për atë që mendohet se do e drejtojë më mirë këtë detyrë.

“Nuk do të bëjmë sondazhe apo anketime, nuk do të nxjerrim preferencat. Nuk është ky roli ynë dhe nuk i shërben procesit. Ka një interes të shtuar, një shpërthim interesi për këtë proces që tregon se ka një përshije të publikut për t’i dhënë Presidencës një president ndryshe. Do marrim parasysh të gjitha ndjeshmëritë dhe më të rëndësishëm se emrat janë indetikitet. Cilësitë që duhen, distanca nga përfshirja në politikë, por jo përjashtimisht. Asnjë nga këto nuk është e përjashtuar. Në fund do të dalim me profilin, emrat. Në fund vendos Kuvendi. Do e bëjmë më së miri këtë detyrë duke marrë sa më shumë propozime dhe impute nga jashtë”, u shpreh Spiropali.

Përzgjedhja e Presidentit të ri, Balla: Deri më 29 prill të përfundojnë diskutimet me opozitën, më 4 maj të…

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin,. Elisa Spiropali, në një konferencë për mediat kanë treguar rrugën që do të ndiqet për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Balla tha se deri më 29 prill, të mbyllen të gjitha diskutimet me opozitën për emrat e propozuar dhe 4 maji të jetë një seancë e posaçme në Parlament lidhur me këtë tematikë.

“Duhet të kemi një proces konsultimi, dialogu, me opozitën në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim që të identifikojmë se cilat do të ishin kriteret kryesore që duhet të plotësojë Presidenti në këtë mandat të ri. Duhet të mbushë 40 vjeç dhe të jetë rezident në Shqipëri. Për t’i dhënë Shqipërisë një president të denjë. Do të kemi axhendë intensive. Deri më datë 29, kur mblidhet konferenca e kryetarëve, dhe ne gjithashtu me propozimin e dhënë kryetares së Kuvendit kemi kërkuar që seanca e parë të jetë një seancë e posaçme që do të zhvillohet më datë 4 maj 2022. Koha s’është e pafundme, kemi hyrë në numërimin mbrapsht. Do të doja që diskutimet të mbylleshin më datë 29 prill. Tre raundet e para do të jenë diskutimesh”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Spiropali tha se për procesin e përzgjedhjes të Presidentit të ri të dëgjohen edhe propozimet e qytetarëve.

“Ne kemi si qëllim veçse t’i japim Republikës një president normal, të garantojmë një standard për parlamentarë për përzgjedhjen e presidentit. Jo se ka munguar dëshira, por kushtet kanë qenë të tilla që për shumë kohë procesi ka ngjarë me takime në zyra të vogla, në model të Këshillimit Kombëtar. Këto hapa duhet ndjekur, për t’i dhënë kohën e duhur që produkti dhe procesi të jenë të panjohur. Nuk dua të zgjatem për çështjet e tjetër, sepse kryetari i grupit parlamentar ishte shterues. Ka disa afate që na kushtëzojnë. konferenca e kryetarëve është më datë 29 dhe para kësaj date duhej të kryheshin diskutimet. Duhet të kemi të hapur emailin për të marrë sugjerime nga publiku. Data 4 maj është e arsyeshme”, theksoi Balla.