Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur takimin me kryeministrin Edi Rama.
Kurti të martën doli urgjent nga konferenca për media për t’u nisur drejt Tiranës për takim me Edi Ramën.
“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune, ka qenë një takim i nevojshëm, e para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike”, ka deklaruar Kurti.
“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka shtuar Kurti.
Po ashtu ka shpjeguar se me Ramën ka diskutuar për bashkëpunimin energjetik që dimrit Shqipëria t’i jap energji Kosovës, e Kosova ta bëjë verës këtë gjë.
“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlinit, sepse ju e dini që takimet e mëhershme të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurti.
“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri i Kosovës.