Ballina Vendi Sunny Hill vjen ne Tirane/ Reagon Rama:Në javën e parë të...

Sunny Hill vjen ne Tirane/ Reagon Rama:Në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe te ftuarit e saj do te ndricojne kryeqytetin!

1

Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë zhvendosjen e festivalit Sunny Hill në Tiranë. Rama ka shkruar nga Kievi për këtë lajm teksa thotë se në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre.

“LAJM I MIRË

Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre
S’ka si Tirona jo”, shkruan Rama.

Rama Fb

“Sunny Hill Festival” ka konfirmuar që për edicionin e këtij viti do të zhvendoset në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar.

foto galeri
foto galeri