Ballina Lajme Sulmohet nga të burgosurit njëri nga personat e dyshuar për dhunimin e...

Sulmohet nga të burgosurit njëri nga personat e dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares

1

Kosovë- E.R, 26 vjeçari i cili është ne mesin e pesë personave të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares që ndodhi në fund të muajit gusht në Prishtinë, është sulmuar nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Avokati i tij Fitim Limani ka bërë të ditur se E.R është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

“Po është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë nga të burgosurit e tjerë dhe është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”, ka thënë Limani.

Ai ka shtuar se E.R nuk është se ka pësuar lëndime.

“Jo nuk ka pësuar lëndime pasi që ka qenë i menjëhershëm, reagimi i gardianëve të burgut”, u shpreh avokati Limani.

Limani bëri të ditur se rasti ka ndodhur dy ditë pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kujtojmë se 11 vjeçarja ishte në një park të kryeqytetit, ndërsa derisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona.

Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë. Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e organit ndjekës tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari. Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish.

Për rastin në fjalë, të mërkurën u mbajt edhe një protestë masive në Prishtinë, ndërsa dy zyrtarë dhanë dorëheqje, Samedin Mehmeti nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Ali Gashi nga pozita e drejtorit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.