tvkombi
tvkombi

Sulmi kibernetik në banka/ Ibrahimaj: Nuk janë prekur llogaritë individuale

Lajme

Publikuar ne:11:45 - 28/12/2022

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur në lidhje me sulmin kibernetik në sistemin bankar. Ibrahimaj deklaroi se llogaritë individuale të individëve nuk janë prekur. Ajo shtoi se sistemi bankar i ka marrë masat sa i takon sigurisë kibernetike.

“Ka pasur njoftime që sektori bankar ka qenë i sulmuar nga atakët kibernetike. Dua t’iu siguroj që ka në muaj rreth mbi 1 milion sulme të cilat janë sulme të përditshme qoftë në sektorin privat, qoftë në sektorin publik. Tashmë lufta kibernetike është një luftë e prekshme që prek çdo sektor qoftë publik, qoftë privat. Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe në bazë të komunikimeve edhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, nuk ka pasur prekjet të llogarive të individëve.”, tha Ibrahimaj.

Ju sugjerojmë