Ballina Lajme Sulmi i iranianëve/ Shërbimi jashtë funksionit në Doganën e Qafë-Botës dhe në...

Sulmi i iranianëve/ Shërbimi jashtë funksionit në Doganën e Qafë-Botës dhe në Portin e Sarandës

1

Efekti i hakerave iranianë ndaj sistemit Tims vijon të jetë prezentë në vendin tonë. Gazetarja Shpresa Dine raporton se sistemi në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës e në Portin Detar të Sarandës nuk funksionon që nga e shtuna.

Ajo shton më tej se shërbimi për kontrollin e kalimtarëve drejt Greqisë po bëhet në mënyrë manuale, por problemet kanë qenë të pakta pasi nuk ka pasur fluks të shtuar.

Ndërsa në Pikën Kufitare të Kapshticës sistemi është rikthyer, por po punon me ritme të ngadalshme, ndërsa në Doganën e Qafë-Thanës shërbimi është ende jashtë funksionit.