Ballina Bota Sulm me thikë në Norvegji, tre të plagosur, njëri në gjendje të...

    Sulm me thikë në Norvegji, tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë. Autori i zgjodhi “rastësisht” viktimat

    1

    Të paktën tre persona u plagosën, duke përfshirë një në gjendje kritike, në një sulm me thikë në Norvegjinë juglindore të premten, tha policia norvegjeze.

    Një i dyshuar është arrestuar, tha policia në Twitter, pa specifikuar motivin e sulmit dhe duke thënë se njerëzit duket se janë sulmuar “rastësisht”.

    “Tre persona të plagosur dhe një person i plagosur rëndë”, shkruan policia në një postim në Twitter.

    Disa minuta më vonë, ata thanë se kishin nën kontroll “autorin e dyshuar”.

    Policia iu referua asaj që ata e quajnë një emergjencë të PLIVO-s, që do të thotë një ngjarje e vazhdueshme e dhunshme ku jeta mund të jetë në rrezik.

    Në tetorin e kaluar, në të njëjtin vend, Numedal, një person sulmoi dhe vrau pesë persona duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia kishte thënë sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore.