Ballina Vendi Subashi i ftuar sërish në Athinë mes emigrantëve fierakë për festat e...

Subashi i ftuar sërish në Athinë mes emigrantëve fierakë për festat e marsit dhe vlerësim me certifikata mirënjohjeje për gratë e suksesshme fierake, emigrante në Greqi.FOTO

1

Në atmosferën e festimeve të marsit me qindra qytetarë fierakë janë mbledhur mes tyre për të festuar një ditë të veçantë në jetën e nënave, grave dhe motrave atë të 8 Marsit. Bashkimi i fierakëve në Greqi “Apolonia” ka qenë organizatore e këtij festimi të veçantë duke mos kursyer edhe ftesën për të pasur sërish në mesin e tyre kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, të cilin e kanë bërë në këtë mënyrë pjesë të kësaj festë të madhe e cila është mirëpritur me një interes të madh nga të gjithë banorët fierakë në Greqi. Si festës e gruas në këtë event kryebashkiaku Subashi shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Irena Subashi dhe nga artistët fierake të Ansamblit “Myzeqeja”.

Jo vetëm argëtim, por edhe vlerësim. Në këtë takim është ndjekur dhe paksa ana ceremoniale ku kryebashkiaku Subashi së bashku me organizatorët e Shoqatës Kulturore “Bashkimi i fierakëve në Athinë” ka ndarë certifikata mirënjohjeje për gratë e suksesshme fierake, emigrante në Greqi. Për orë të tëra, fierakët kanë festuar së bashku përmes këngëve dhe valleve të bukura fierake, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme festive dhe malli për vendlindjen dhe njeri – tjetrin.

Gjithashtu morën pjesë jo vetëm këngëtarë fierakë, të cilët të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi, por me mjaft kënaqësi është mirëpritur intepretimi i artistëve të sapo kthyer nga Amerika këngëtarja me një karrierë të gjatë skenike dhe intepretative Bruna Sota së bashku me bashkëshortin e saj Rik Hoxha . Ky është organizimi i dytë i fierakëve emigrantë në Greqi, falë shoqatës së tyre, e cila brenda një kohe të shkurtër, ka bërë bashkë me qindra qytetarë fierakë në të gjithë Athinën.

Në të dy këto organizime kaq të mëdha, fierakët nuk kanë ndarë kryetarin e bashkisë së qytetit të tyre të zemrës, Armando Subashin. Në këtë mënyrë po vendosen urat e një bashkëpunimi dhe afrimiteti për të ndërtuar më tej bashkëpunime të suksesshme dhe në fusht të ndryshme të zhvillimit të ekonomisë dhe kulturës sonë./Tv Kombi/