tvkombi
tvkombi

Stuhi breshëri në disa zona të vendit. Dëmtohen, dru-frutorë dhe të mbjella

Vendi

Publikuar ne:12:27 - 29/05/2022

Stuhi shiu dhe breshëri në disa zona të vendit.

Si pasojë e këtyre shtërngatave lokale, ka pasur dëmtime në dru-frutorë, sera e të mbjella.

Një stuhi e tillë përfshiu fshatrat e bashkisë së Maliqit.

Bashkia ka ngritur një grup pune për të verifikuar dëmet dhe informacioni i detajuar do i dërgohet drejtorisë rajonale të bujqësisë Korçë, me qëllim dëmshpërblimin e fermerëve nga dëmet e shkaktuara.

Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pendavinj, Rov dhe Rrembec e një pjese të tokave të fshatit Pojan dhe Kreshpanj.

Sipas njoftimeve, dëmtime ka edhe në disa fshatra të tjera të vendit.

Ju sugjerojmë