Ballina Lajme Studimi i ri ngre alarmin: Një miliard të rinj në rrezik për...

Studimi i ri ngre alarmin: Një miliard të rinj në rrezik për humbjen e dëgjimit për shkak të kufjeve dhe muzikës së lartë

1

Më shumë se një miliard adoleshentë dhe të rinj janë potencialisht në rrezik të humbasin një pjesë të dëgjimit të tyre për shkak të përdorimit të shpeshtë të kufjeve dhe dëgjimit të muzikës shumë me zë të lartë ose ndjekjes së koncerteve të muzikës live.

Studiuesit e këtij hulumtimi u bëjnë thirrje qeverive të botës që ta marrin më seriozisht këtë çështje dhe t’i japin përparësi urgjentisht politikave të reja të “dëgjimit të sigurt”.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Lorin Dillard i Departamentit të ORL në Universitetin Mjekësor të Karolinës, i cili botoi në revistën mjekësore britanike “BMJ Global Health”, analizoi dhe vlerësoi të gjitha kërkimet përkatëse të disponueshme, të cilat përfshinin gjithsej 19,046 njerëz të moshës 12-34 vjeç. Popullsia globale e moshave 12-34 vjeç u vlerësua në rreth 2.8 miliardë .

Studimi i ri (rishikim sistematik dhe meta-analizë) arriti në përfundimin se praktikat e pasigurta të dëgjimit, qoftë për shkak të përdorimit të shpeshtë të kufjeve ose pjesëmarrjes së shpeshtë në evente me muzikë shumë të lartë, shqetësojnë përkatësisht 24% dhe 48% të të rinjve. Numri global i adoleshentëve dhe të rinjve në rrezik potencial për humbjen e dëgjimit vlerësohet të variojë nga 670 milionë në 1.35 miliardë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se të paktën 430 milionë njerëz në botë tashmë kanë humbje të vogla ose të mëdha të dëgjimit.