Ballina Vendi Studentët e Mjekësisë sërish protestë. Kundërshtojnë propozimin e 3 viteve punë të...

Studentët e Mjekësisë sërish protestë. Kundërshtojnë propozimin e 3 viteve punë të detyruara në Shqipëri

5

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë janë ngritur sërish në protestë këtë të premte.
Përpara Fakultetit të Mjekësisë ata kërkojnë edhe njëherë heqjen dorë të Ministrisë së Arsimit nga propozimi për të vendosur punësim të detyrueshëm 3-vjeçar pas përfundimit të studimeve.
Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria kanë propozuar një plan për punësimin me detyrim për të sapodiplomuarit e mjekësisë për një periudhë prej 3 vitesh në Shqipëri. Si opsion, për ata që nuk pranojnë të qëndrojnë, duhet të paguajnë tarifën prej 5 mijë eurosh për vit akademik, shumë kjo e llogaritur si kostoja reale e shtetit për çdo student mjekësie në vit.
Propozimi synon të shmangë largimin e mjekëve jashtë Shqipërisë menjëherë pas diplomimit.