Ka nisur sot zyrtarisht sezoni I ri veror ne zonat bregdetaret te bashkise se Fierit. Plazhi i Darzezes ka qene mikepritesi, ku gjithcka ka qene gati per te mirepritur vizitoret vendas dhe te huaj. Per kreun e bashkise se Fierit Armando Subashi kete vit pritet nje numer me I madh pushuesish, ndersa ka shtuar se jane duke pare disa mundesi konkrete per investime pergjate vijes bregdetare. Subashi eshte ndalur edhe tek fushata elektorale qe sapo ka nisur, e sipas tij qellimi i kesaj fushate nuk eshte grumbullimi i votave, por mbajtja gjalle e nje standardi demokratik i cili bazohet ne kushtetute dhe qe per fat te keq kundershtaret politik me rrugen qe kane zgjedhur duan ta ç’bejne.