Ballina Vendi Kryhen 500 operacione te veshtira Spitalin Memorial

Kryhen 500 operacione te veshtira Spitalin Memorial

4

Prej 9 muajsh Spitali Memorial i Fierit eshte nje risi ne sherbimin shendetesor jo vetem ne Fier, por per te gjithe jugun e vendit.Deri më tani jane mbi 36 mije sherbime te ofruara per pacientë, qe jane trajtuar ne baze te sistemit te te referimit si dhe janë kryer me sukses 500 operacione te veshtira Sipas drejtueses se ketij spitali, Rudina Degjoni eshte rritur se tepermi shërbimi me standarte bashkëkohore për të gjithë pacientët e jugut të vendit.Keto 9 muaj te punes se spitalit ka nje rritje te konsiderueshme te pacienteve te rajonit te jugut si nga Vlora , Fieri , Gjirokastra, te cilet kane deshire te vine dhe te vizitohen ne Spitalin Memorial nga mjeket Turq dhe Shqiptar. Deri tani statistikat flasin per rreth 15 mije egzaminime ambulatore te realizuara dhe mbi 500 nderhyrje kirurgjikale, qe aktualisht jane nderhyrje te veshtira te realizuara nga mjeket turq , nderkohe kemi nje numer te konsiderueshme prej 9000 te atyre pacienteve, te cilet kane nevoje per te mare sherbimin imazherik . Per pacientet qe kane kryer nderhyrje kirurgjikale te veshtira ku mund te permendim ketu nderhyrjet ne heqjen e masave tumoriale , ata jane shprehur per veshtiresite, qe jane perballur me pare por qe sot kane dale me sukses dhe mbi te gjitha kane gjetur nje sherbim perfekt te stafit mjekesor dhe infermieror. Reparti i urologjise ne kete spital, perballet cdo dite me raste te pacienteve me komplikacione dhe me masa tumoriale, qe kerkojne intervente te specializuara. Mjeku turk , kirurg – urolog ,Ahmet Teoman eshte shprehur mbi problematikat e pacienteve, qe paraqiten ne kete repart dhe trajtimin e tyre prej diagnostikimit dhe nderhyrjeve kirurgjikale. Ne periudhen prej 6 muajsh, qe mjeku turk sherben ne kete spital, ka trajtuar me nderhyrje rreth 100 paciente. Per mjekun kjo periudhe ka qene e suksessheme jo vetem puna, por edhe bashkpunimi me stafin dhe pacientet.