Ballina Vendi Spiropali pyetet per inceneratoret:Nuk e di pse eshte thirrur Subashi!

Spiropali pyetet per inceneratoret:Nuk e di pse eshte thirrur Subashi!

2

E ftuar ne emisionin “Kjo Jave” Ministrja Spiropali i ka quajtur qesharakë prokurorët e çështjes së inceneratorëve ndërsa pohoi se aty janë vepra publike në shërbim të komuniteteve.Nderkaq Spiropli nuk komentoje marrjen në pyetje të kryebashkiakut të Fierit Subashi e deputetit të PS-së, Balla duke thënë se nuk kishte dijeni pse janë thirrur nga SPAK.

“Kemi disa prokurorë qesharakë që po mendojnë se vënë para përgjegjësisë funksionare. Për ne është e qartë që në momentin që kemi marrë vendimin që sistemi i drejtësisë do të jetë i pavarur ne nuk i ngatërrojmë. Ato vepra publike janë aty në shërbim të komuniteteve. Nëse ka zyrtare që kanë përfituar në kurriz të shtetit shqiptar është drejtësia aty. Por nuk mund të mohohet puna, mjafton të shkoni e ti shikoni. Gjithë kjo zallamahi shifrash që nuk i kuptojnë e kjo shpifësi e politikës nuk mund të jetë norma. Nuk di asgjë pse janë thirrur Subashi e Bllako. Njerëzit do thirren, do përgjigjen dhe as mund të konsiderohen fajtorë e të shpallen kriminele. Ne kemi sjellë dobi me ndërtimin e atyre veprave. Sa i përket drejtësisë ne e kemi bërë këtë ndarje që në 2013, duk i kthyer një pushtet kushtetues qytetarëve shqiptarë. Ja ku jemi drejtësia e re po jep fytet e para.Është e vështirë të ndryshosh mendësi. Ngritjen e Komisionit ne e kemi votuar sepse nuk kemi gjë për të fshehur.” – tha Spiropali.