Ballina Lifestyle & Showbiz Spanjë, vdes në një aksident me makinë aktorja Beatriz Álvarez-Guerra, arrestohet partneri...

Spanjë, vdes në një aksident me makinë aktorja Beatriz Álvarez-Guerra, arrestohet partneri i saj,

1

Aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra, 28 vjeç, vdiq në një aksident me makinë në Pontevedra, në rajonin Rías Baixas. Artistja e njohur sidomos në Madrid ku jetonte, ndodhej në një makinë që drejtohej nga partneri i saj, një 24-vjeçar, kur automjeti përfundoi në lumin Almofrei në Cotobade. Burri, i cili i mbijetoi tragjedisë, u arrestua, pasi drejtonte makinën pa patentë.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngushtë dhe me dredha. Për arsye që po shqyrtohen ende nga hetuesit, makina ka përfunduar në lumë, përmbys, pas një fluturimi prej dhjetë metrash. Partneri i aktores arriti të dilte nga automjeti dhe të shkonte në një vend më të sigurtë dhe më pas, me ndihmën e disa kalimtarëve është përpjekur të çlironte gruan e ngecur në kabinë, por çdo përpjekje ishte e kotë.

Hetimet e policisë zbuluan se i riu, banues në Madrid, por me origjinë nga një komunë afër vendit të aksidentit, po drejtonte makinën pavarësisht se nuk kishte leje drejtimi. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Beatriz Álvarez-Guerra ishte e famshme në Spanjë për pjesëmarrjen në disa filma, filma të shkurtër dhe seri televizive, si “10 pelis”, “El tiempo” dhe “Anclados”.