tvkombi
tvkombi

Spanja si një ortek, shtatë gola Kosta Rikës

Vendi

Publikuar ne:18:17 - 23/11/2022

Duke nxjerrë mesa duket mësime nga dështimi pak më herët i Gjermanisë përballë Japonisë, Spanja e ka nisur në mënyrë të furishme sfidën tjetër të grupit E, të luajtur më vonë, duke vendosur diktatin përballë Kosta Rikës me 3 gola të shënuar në gjysmëorën e parë. Dani Olmo thyen i parë qëndresën e amerikanoqendrorëve, duke realizuar në minutën e 11-të dhe duke hapur rrugën e golave për spanjollët. 11 minuta më pas, Marko Asensio dyfishon epërsinë e iberikëve.

Dhe 11 minuta më vonë, Ferran Torres ruan gjakftohtësinë dhe tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke u çuar shifrat në 3-0 në favor të Spanjës.

Me këtë epërsi të 3-fishtë të skuadrës së drejtuar nga trajneri Luis Enrike do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat vijojnë të flasin për Spanjës, që do të gjejë në minutën e 54-t një gol të 4-t me anë të Ferran Torresit, i cili plotëson kështu dygolëshin e tij në këtë takim.

Spanja nuk ndalet dhe do të jetë i riu Gavi që do të shkruajë emrin e tij në listën e shënuesve në minutën e 75-të. Në minutën e 90-të emrin e tij në protokollin e shkruan edhe Soleri. Minutat shtesë i japin mundësi edhe Moratës që të provojë kënaqësinë e shënimit të golit.

Spanja mposht kështu thellë, 7-0, Kosta Rikën, dhe i dërgon Gjermanisë por, edhe rivaleve të tjera më gjerë, një mesazh të frikshëm se nuk ka ardhur në Katar thjesht për pjesëmarrje.

Ju sugjerojmë