Ballina Vendi SPAK firmos urdhrin për mediat: Burg deri në 6 vite kush publikon...

SPAK firmos urdhrin për mediat: Burg deri në 6 vite kush publikon dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj

1

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, tashmë të penduar të drejtësisë. Vendimi është firmosur nga 3 prokurorët e dosjes ‘Operacioni Plumbi i artë’, Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra, ku paralajmëron se kush shkel këtë vendim, do të burgoset deri në 6 vite burg, siç e parashikon neni 295/a.

“Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”, thuhet në paragrafin e 4, tw nenit 295/a.

Një vendim i tillë ka ardhur pas publikimeve në media të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj të cilët me anë të dëshmive të tyre kanë arritur që të zbardhin ngjarjet më të bujshme kriminale të 10 viteve të fundit. Megjithatë, duhet theksuar se kjo dosje ka rrjedhur në media nga vetë institucionet e drejtësisë, se nga cili nuk dihet.  Në rrethana të tilla, media nuk ka bërë asgjë tjetër veç se i ka prezantuar ato përpara publikut, për një ngjarje me një interes të lartë.