Ballina Vendi Sot 8 Marsi/Çfarë duhet të dini për, ditën e gruas

Sot 8 Marsi/Çfarë duhet të dini për, ditën e gruas

1

8 Marsi Dita Ndërkombëtare e Gruas është, një ditë që njeh rebelimin dhe ngriti kërkesat për barazi.

Përgjatë fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të, punëtorët industrialë, veçanërisht gratë, punonin me pagesë të vogël në fabrika të rrezikshme.

Kushtet çnjerëzore janë ilustruar më së miri nga zjarri i fabrikës Triangle Shirtwaist i vitit 1911, një katastrofë që vrau 146 punëtorë në më pak se 20 minuta.

Viktimat, kryesisht vajza emigrante deri në moshën 14-vjeçare, u bllokuan brenda dyqanit dhe nuk mund t’i shpëtonin tymit dhe flakëve.

Ajo tragjedi nxiti punëtorët në mbarë botën dhe ndihmoi në bashkimin e mëtejshëm të lëvizjes për barazinë e grave në luftën për të drejtat e punëtorëve.

Në vitin 1913, organizatat socialiste dhe sindikatat në vende të ndryshme filluan të festonin Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars.

Si dhe ku lindi Dita e Gruas?

Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.

Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri.

Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 mars, një zjarr tragjik në New York,vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.

Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917-s, u bashkuan në greva urie kushtuar “Bukës dhe Paqes”. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme ju dha grave në Rusi të drejtën e votës.

Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Gregorian i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie në 8-të mars.

Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Gruas” morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Më 8 mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta.

Përse lule mimoza është simbol i festës?

Edhe në këtë rast rrëfenjat janë të ndryshme. Por duket se mimoza është përdorur si lulja simbol e Festës së Gruas nga italianët. Në vitin 1946, Unioni i Grave Italiane përgatitej për 8 marsin e pasluftës. Kërkohej një lule që të simbolizonte këtë ditë. Ishin vetë gratë ato që zgjodhen lulet e verdha, të buta dhe gjithë aromë për festën e tyre. Përveç kësaj mimozat çelin pikërisht në periudhën kur 8 marsi festohet.