Ballina Vendi Sot 7-Marsi, festa e mësuesit!Ja mesazhet e urimit te percjella nga Kryeministri...

Sot 7-Marsi, festa e mësuesit!Ja mesazhet e urimit te percjella nga Kryeministri dhe Presidenti!

2

Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

Kështu dita e 7 Marsit, është kthyer në një festë për mësuesit dhe arsimtarët dhe festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

I pari që ka uruar mësuesit në këtë ditë të shënuar për të gjithë, ishte kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar një video me urimet e disa prej mësuesve, përmes së cilës janë theksuar vlerat, rëndësia dhe misioni i rëndësishëm i figurës së mësuesve.

Urimin e saj ka shprehur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke thënë se politika dhe shoqëria duhet të bëjë më shumë për mësuesit që janë aseti më i vyer i shoqërisë tonë.

Edhe presidenti Ilir Meta e nisi mëngjesin e tij me një fotografi të rrallë të Mësonjëtores së parë Shqipe, përmes së cilës ka uruar të gjithë mësuesit për veprën dhe misioni ne tyre.