Ballina Sport Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë

Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë

1

Sot do të luhet sfida miqësore midis Spanjës dhe Shqipërisë, në orën 19:45, Barcelonë.

Kjo është një ndeshje prove për të dyja ekipet, por për kombëtaren tonë më shumë, pasi Edy Reja do të hedhë sot në fushë lojtarë të talentuar, ku madje ka nga ata që do të debutojnë me ekipin.

Do të jetë një sfidë interesantë në brendësi, pasi Shqipëria do të ketë sot të gatshëm talente që me klubet e tyre përkatëse janë duke u kthyer në superyje. Armando Broja, Kumbulla, Uzuni Asllani etj, janë lojtarë që kanë spikatur kohët e fundit në Evropë.

Spanja është një ekip shumë i fortë, ku këtë gjë e kanë treguar më së miri edhe koeficientat e basteve të huaja.

Një fitore e Spanjës vlerësohet me koeficientin 1,15, barazimi 7,5 dhe fitorja e Shqipërise vlerësohet me koeficientin 17-të