Ballina Lajme Sondazhi Euronews Albania/ Si ishte 2022 për shqiptarët dhe çfarë presin vitin...

Sondazhi Euronews Albania/ Si ishte 2022 për shqiptarët dhe çfarë presin vitin tjetër

2

69.5% e shqiptarëve nuk kanë patur një vit të mirë në 2022. Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët se si ka qenë 2022 dhe vetëm për 2.8% të shqiptarëve ka qënë një vit shumë i mirë, ndërsa një vit i mirë ka qënë vetëm për 27.6%.

Për 38.7% të shqiptarëve, 2022 ka qënë një vit as i mirë as i keq, për 17.2% viti që po lëmë pas ka qënë jo i mirë dhe për 13.3% aspak i mirë.

2022 nuk ka qenë një vit i mirë as për 70% të familjeve shqiptare. Vetëm 2.9% e shqiptarëve po lënë pas një vit shumë të mirë dhe vetëm për 27% ka qenë një vit i mirë. Ndërsa për 40.6% të tyre ka qënë një vit as i mirë as i keq, për 17.8% të shqiptarëve ka qënë një vit jo i mirë dhe për 11.6% ka qënë një vit aspak i mirë.

Pas një viti pandemie, duket se 2022 ka qënë një vit më i mirë për sa i përket gjëndjes shëndetësore. Për 68.3% të shqiptarëve, ky vit ka qënë i mirë sa i përket gjëndjes shëndetësore, për 20.7% ka qënë një vit as i mirë as i keq dhe vetëm për 10.7% ka qënë një vit jo i mirë.

Kur e shohim sipas moshave, një vit i mirë për shëndetin e shqiptarëve 2022 ka qënë për grupmoshën 18-24 vjeç me 90.1% duke vijuar në zbritje në grupmoshën 25-34 vjeç me 84.4, më pas grupmosha 35-44 vjeç me 77,4%, 45-54 vjeç me 65.6%, 55-64 vjeç me 53.4% dhe grupmosha 65-75 vjeç me 32.4%.


Për 70.7% të shqiptarëve, 2022 nuk ka qënë një vit i mirë për xhepat e tyre. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si ka qënë gjendja juaj ekonomike gjatë 2022, 30.2% e tyre janë përgjigjur jo i mirë, 40.5% as i mirë as i keq dhe vetëm 29.1% e tyre kanë patur një vit të mirë.

Grupmosha e cila ka patur një vit të mirë në aspektin ekonomik gjatë këtij viti është 25-34 vjeç me 38.7%, pasuar nga grupmosha 18-24 vjeç me 31.2%, 35-44 vjeç me 29.2%, 45-54 vjeç me 25.9%, 55-65% me 25% dhe 65-75% me 21.4%.

Ndërsa, për sa i përket karrierës, për 41.4% të shqiptarëve 2022-shi ka qënë një vit i mirë, për 22.2% ka qënë jo i mirë dhe për 26.1% ka qënë një vit as i mirë dhe as i keq.

Grupmosha që ka patur më shumë arritje një karrierë gjat këtij viti janë 25-34 vjeçarët me 53.7% pasuar nga 18-24 vjeçarët me 51.3%, 35-44 vjeçarët me 47.1%, 45-54 vjeçarët me 37.2%, 55-64% me 33.3% dhe më pak 65-75 vjeçarët me 20.5%.


Shqiptarët presin nga 2023 më shumë të ardhura. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se çfarë duan më shumë në vitin e ardhshëm, 59% janë përgjigjur më shumë të ardhura, 15.3% e tyre duan një punë më të mirë, 12.6% duan që në vitin që vjen të largohen nga Shqipëria.

Shifrat vijojnë në zbritje me 4.3% që duan të përfundojnë shkollën, 3.7% duan të hapin një biznes, vetëm 1.1% duan më shumë pushime dhe 0.7% duan një familje.

Janë gratë ata që duan më shumë të ardhura me 61.9% dhe 56.3% janë meshkuj. Ndërsa meshkujt duan më shumë të largohen nga Shqipëria, me 15.8% dhe vetëm 9.4% femra.

Ata që dëshirojnë më shumë të ardhura janë mosha e tretë, pasi 83.7% e zënë 65-75 vjeçarët, 82.4% e zënë 55-64 vjeçarët, 66.4% e zënë 45-54 vjeçarët, 54.5% janë 35-44 vjeç, 44.9% janë 25-34 vjeç dhe 18.3% janë 18-24 vjeç.

Krejt e kundërta është për ata që duan të ikin, pasi 38.2% e zënë 10-24 vjeçarët, 16.9% e zënë 25-34 vjeçarët, 8.6% e zënë 35-44 vjeçarët, 6.6% e zënë 45-54 vjeçarët, 6.5% e zënë 55-64 vjeçarët dhe vetëm 0.6% janë 65-75 vjeç.

Kur i pyesim se sa optimistë janë për të ardhmen, vetëm 1.9% janë shumë optimistë, 32.5% janë optimistë, 36.2% janë njësoj, 24.5% nuk janë optimistë dhe 4.3% nuk janë aspak optimistë. /Marrë nga Euronews Albania