Ballina Lajme Socialistët fierakë urojnë kandidimin e kryetarit aktual të bashkisë së Fierit Armando...

Socialistët fierakë urojnë kandidimin e kryetarit aktual të bashkisë së Fierit Armando Subashit për zgjedhjet e 14 majit duke shprehur bindjen në fitoren e tij të re.

1

Kryesia e Partisë Socialiste ka rikonfirmuar zyrtarisht kandidatin për kryetar Bashkie të Fierit në 14 maj kryetarin aktual, Armando Subashi! Nga selia e Partisë Socialiste, fill pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë socialiste drejtuesi politik i qarkut të Fierit, deputetit Taulant Balla ka pohuar që Armando Subashi është një nga emrat e mbështetur dhe votuar unanimisht për të vazhduar më tej punën e tij si kryetaa i bashkisë së Fierit.

Në këtë mënyrë Subashi do të shënojë garën e tretë të tij për kryetar bashkie, garë për të cilën socialistët fierakë shprehen të bindur që do të jetë sërish e fituar nga Subashi. Kanë qenë vetë puna e tij, përkushtimi, ndryshimet e paimagjinueshme të Fierit, dashuria për qytetin dhe qytetarët që shpërblehen me besim.

Kandidatura e Subashit ka qenë kryefjala e shprehjeve të Taulant Ballës dhe është bërë publike në mënyrë të veçantë gjatë asamblesë së zgjeruar të kryesisë së socialistëve fierakë. Por Subashi ka qenë një nga kryetarët socialistë më të mbështetur nga vetë kryeministri Edi Rama duke çuar kështu në një tjetër rikonfirmim të kryetarit aktual të bashkisë së Fierit tonë, Armando Subashi.

Pas pak lajmërimit të rikonfirmimit të Subashit si kandidat për zgjedhjet e 14 majit në faqen zyrtare të Partisë Socialiste të Fierit janë shprehur dhe urimet për këtë përzgjedhje duke uruar: “Suksese Ekipit të PS të Fierit që do të udhëheq betejën elektorale për fitoren e padiskutueshme! Mirënjohje Kryesisë së PSSH, Kryetarit Edi Rama , Drejtuesit politik të Qarkut Fier, Taulant Balla për rikonfirmimin e kryetarit aktual të Bashkisë tonë, Armando Subashi ! Të gjithë bashkë, më të fortë se kurrë, le të tregojmë edhe në këtë betejë elektorale, në 14 maj, se PS e Fierit vazhdon të jetë kryeqyteti i socialisteve.”

/Tv Kombi/