tvkombi
tvkombi

“Situatë katastrofike”/ Uragani po i afrohet Floridës, Guvernatori ngre alarmin dhe paralajmëron qytetarët: Përgatituni do të shkaktojë shumë dëme 

Lajme

Publikuar ne:18:59 - 28/09/2022

Miliona banorë të Floridës po përgatiten për t’u përballur me stuhi kërcënuese për jetën, erëra katastrofike dhe përmbytje ndërsa uragani “Ian” që drejtohet drejt brigjeve të saj.

Sipas ekspertëve, uragani Ian, i cili tashmë ka goditur Kubën perëndimore, do të arrijë në Florida të mërkurën pasdite.

Stuhia, me erëra afër 250 km/h (155 mph), “do të shkaktojë shumë dëme”, paralajmëroi guvernatori i Floridës.

Ron DeSantis u ka kërkuar banorëve të përgatiten siç do të përgatiteshin për një tornado të mundshme.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ai e përshkroi stuhinë si një “uragan të madh” që është “forcuar dhe po vijon të forcohet”.

“Po troket në derë një stuhi e kategorisë së pestë”, tha ai, duke shtuar se shumë ura ishin mbyllur, për të mos u kaluar dhe se deri më tani janë raportuar afro 40,000 ndërprerje të energjisë elektrike.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha se stuhia po “intensifikohej me shpejtësi”, duke qëndruar aktualisht në nivelin e katërt nga niveli i pestë, më i tmerrshmi, raporton BBC.

Stuhitë e kategorisë së katërt shkaktojnë erëra që kanë një shpejtësi mes 209 dhe 251 km/h.

Niveli i pestë arrin në erëra me shpejtësi 252 km/h (157 mph) ose më të larta.

Pritet që uragani të godasë rajonin e Gjirit Tampa.

Zona është ndër vendet më të cenueshme në SHBA për përmbytje të mëdha – dhe nëse Ian vazhdon në rrugën që parashikohet, do të bëhej goditja e parë direkte e rajonit nga një uragan i madh që nga viti 1921.

“Kanë kaluar rreth 100 vjet që kur Tampa pati një goditje direkte nga një uragan. Ata thjesht kanë qenë me fat për një kohë të gjatë,” tha Erik Salna, drejtor i asociuar i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimit të Uraganeve.

“Lartësia e ulët, rritja e nivelit të detit dhe një popullsi e madhe rrisin rrezikun e një rritjeje katastrofike të baticës. Zona Tampa i ka të treja”, sipas z. Salna.

Sipas Nju Jork Post, imazhet e frikshme satelitore tregojnë pamjet e lëvizjes së uraganit Ian – teksa stuhia “apokaliptike” po i afrohet Floridas, pasi tashmë ka shuar energjinë në Kubë.

Ju sugjerojmë