tvkombi
tvkombi

Situata energjetike nga reshjet, drejtori i KESH: Nuk do të ketë ndërprerje, kemi marrë të gjitha masat

Lajme

Publikuar ne:15:46 - 23/11/2022

Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në vend, pavarësisht motit të keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë që ka përfshirë vendin.

Drejtori i Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, Ergys Verdho, në një intervistë për emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit, teksa ka sqaruar situatën e përmbytjeve dhe të kaskadave pas reshjeve të ditëve të fundit, theksoi se më e rëndësishmja është fakti që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, duke shtuar se KESH dhe qeveria kanë ndërmarrë të gjitha masat.

Verdho tha se nga 200 mm shi që ishte parashikuar, ra 400 mm, ku, ndërsa bëri një paralelizëm me situatën e vitit 2010, u shpreh se menaxhimi këtë herë ishte shumë më i mirë.

Drejtuesi i KESH hodhi poshtë të gjitha akuzat nga opozita, duke sqaruar njëherësh se vendimet merren përmes komisioneve dhe sekretariateve të posaçme në mënyrë që asnjë metër ujë kub të mos shkojë dëm.

Ju sugjerojmë