Ballina Lifestyle & Showbiz Silvio Berlusconi: Martesë me Marta Fascina? Jo, vetëm një festë!

Silvio Berlusconi: Martesë me Marta Fascina? Jo, vetëm një festë!

2

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, nuk ka ndërmend të martohet me partneren e tij 32-vjeçare, Marta Fascina.

Ai u shpreh se dashuria dhe respekti i madh që kanë për njëri-tjetrin nuk ka nevojë të zyrtarizohet në martesë.

Marrëdhënia e dashurisë dhe respektit që më lidh me Marta Fascina është aq e thellë dhe solide sa nuk ka nevojë ta zyrtarizoj me martesë. Thashethemet që kanë dalë në shtyp nuk janë të vërteta”,- u shpreh 85-vjeçari, pasi lajmit të publikuar në “Libero” se çifti synonte të martohej pas më shumë se dy vitesh lidhje.

Megjithatë, Berlusconi paralajmëroi një festë me miqtë dhe fëmijët për të festuar marrëdhënien e tij me deputeten.

“Për shkak se është një lidhje kaq e thellë dhe e rëndësishme, së bashku me Martën planifikoj ta festoj ashtu siç e meriton në një të ardhme të afërt, me një takim që do të përfshijë fëmijët dhe miqtë e mi të dashur”,- sqaroi ai.

Sipas “Corriere della Sera”, festa do të mbahet më 19 mars për të “vulosur” bashkimin e tyre, por pa asnjë vlerë ligjore, ndërsa ende nuk është zgjedhur vendi ku do të mbahet.

Për momentin, Berlusconi nuk dëshiron që marrëdhënia e tij me Fascina të jetë e vulosur në kontratë, që do ishte martesa e tij e tretë pas Carla Dall’oglio dhe Veronica Lario.

“Corriere della Sera” raporton se fëmijët e biznesmenit, Marina dhe Piersilvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi e shohin deputeten si gruan e duhur për t’i dhënë babait të tyre paqe dhe qetësi, por problemi do të ishte trashëgimia.

Nëse do kishim një martesë të tretë atëherë do ndryshonte ndarja e pasurisë së ish-kryeministrit.

Lidhja e Berlusconi dhe Fascina, deputete e partisë Forza Italia, të cilën ai e themeloi, u bë zyrtare në vitin 2020, kur mediat publikuan foto të të dyve në Zvicër.

Në këto dy vitet e fundit, Fascina ka qenë gjithmonë në krah të Berlusconit.