Ballina Vendi Silva Bino flet per hepatitin akut tek fëmijët. Autoritetet shëndetësore rrisin...

Silva Bino flet per hepatitin akut tek fëmijët. Autoritetet shëndetësore rrisin vigjilencën

1

Hepatiti akut tek fëmijët që ka shqetësuar mjekët në shumë shtete të botës dyshohet se mund të jetë një kombinim i adenovirusit 41 dhe koronavirusit. Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino kjo është një prej hipotezave që duhet faktuar.

Ashtu si dhe rrugët e transmetimit të sëmundjes.

Në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Ndërsa autoritetet shëndetësore kanë ngritur vigjilencën dhe po hetojnë në dy plane.

Hepatiti akut shfaqet me shenja të traktit tretës, të vjella, diarre, këputje e zverdhje të lëkurës. Mjekët i bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe të kërkojnë ndihmën e specialistit kur vënë re simptoma të tilla tek fëmijët