Ballina Lajme Si nëpër filma, vajza nga Polonia pretendon se është Maddie, 4-vjeçarja britanike...

Si nëpër filma, vajza nga Polonia pretendon se është Maddie, 4-vjeçarja britanike që u humbi prindërve gjatë pushimeve

1

Një 22-vjeçare nga Polonia pretendon se është Madeleine McCann. Siç raportojnë mediat e huaja, vajza e re pretendon se ka prova se është vajza e zhdukur që prej 3 majit 2007. Quhet Julia Wendel dhe ka bërë një postim në rrjetet sociale që është bërë menjëherë viral.
Përmes postimit të saj ajo pretendon se kur ishte shumë e vogël është abuzuar nga një pedofil gjerman, i cili ishte i dyshuari kryesor për zhdukjen e McCann.

Si nëpër filma, vajza nga Polonia pretendon se është Maddie,

Siç raportohet nga Jerusalem Post, familja e McCann-it e kontaktoi atë për të bërë një test të ADN-së dhe për të përcaktuar zyrtarisht nëse ajo është fëmija i tyre. Pasi ajo gjithashtu përmend se në sy ka të njëjtën shenjë si Madeleine e vogël.
Familja e cila prej vitesh është në kërkim të vajzës së tyre do të bëjë gjithçka për të kontrolluar nëse janë të vërteta ato që thotë 22-vjeçarja.

Si nëpër filma, vajza nga Polonia pretendon se është Maddie,

Julia Wendel filloi të pyeste prindërit e saj për fëmijërinë e saj pasi nuk kishte kujtime. “Kujtimet janë shumë të mjegullta dhe kur fola për to me prindërit e mi, gjërat nuk u bashkuan. Ata gjithmonë përpiqeshin të ndryshonin temën”.

Si nëpër filma, vajza nga Polonia pretendon se është Maddie,

“Mësuesja ime në shkollë tha se nuk shkoja gjithmonë në shkollë, por prindërit e mi insistuan që të shkoja. Pas gjithë këtij konfuzioni, fillova të bëj kërkimet e mia, zbulova se çfarë ndodhi me Madeleine McCann dhe lidha pikat. Është shumë stresuese të përpiqesh t’i bësh njerëzit të më besojnë, “tha ajo. Në ditët në vijim vajza do të takohet me McCanns.