Ballina Vendi Si ndodhi vrasja e rojes në Fier, autori ka qenë i vetëm,...

Si ndodhi vrasja e rojes në Fier, autori ka qenë i vetëm, u largua në këmbë

1

Detaje te reja nga vrasja e rojes së serave, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.

Ekspertët e drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Roja i gjetur i vrarë, është vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli. Trupi i pajete i rojes nga banore te zonës, jashtë serave te kultivuara me sallator. Trupi i goditur me thike disa here

Është gjetur jashtë godinës ku qendronte për të ruajtur objektin.

Mësohet se objekti ruhet me kamera sigurie. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes qe mund te çojnë tek autori i saj.

Para disa kohësh ai kishte pasur një konflikt ku edhe është rrahur.

Sipas të dhënave nga fshati ku banonte roja e serave, Petraq Gjika, i ndjeri kishte kohë që punonte roje nate. Para disa kohësh ai kishte pasur një konflikt ku edhe është rrahur.