Ballina Vendi “Si do ta mundni Edi Ramën? Do të bashkëpunoni me të”, Meta:...

“Si do ta mundni Edi Ramën? Do të bashkëpunoni me të”, Meta: Beteja ime është t’i kthej…

1

Presidenti Ilir Meta u shpreh këtë mbrëmje në “Open” në Neës24, se nuk e sheh si mundësi bashkëpunimin me Edi Ramën, pas 24 korrikut.

Meta tha se beteja e tij është që Shqipërinë t’ua kthejë shqiptarëve, ndërsa shtoi se Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme.

Pjesë nga biseda në studio:

Robert Rakipllari: Më kë do i bëni ndryshimet kushtetuese?

Ilir Meta: Do flasim edhe në 25 korrik dhe në vijimësi, unë ju shpreha qëllimet e mia dhe bindjen time, dhe bindja ime është një, në këtë vend kushtetuta duhet të jetë e paprekshme dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një Zvicër me det, bashkë me referendumet

Arion Sulo: Për ta bërë këtë duhet të mundni Edi Ramën? Si ta mundni?

Ilir Meta: Në 25 prill kam pasur vetëm një angazhim, procesin zgjedhor. Por kjo e ka marrë përgjigjen,  Pesimizmi është humbje kohe…

Arion Sulo: Tani do provokoj… më shkon mendja se ju do të jeni kandidaturë për kryetar opozite…

Ilir Meta: Janë diskutime…e thatë dhe vetë që do provoni, mirë bërë, s’ka asnjë shqetësim (qesh)

Arion  Sulo: LSI ju ri ngushtë me sa duket, të ktheheni në LSI është dejavu

Ilir Meta: Beteja ime është t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Të gjithë ata që angazhohen… në radhë të parë kërkon idealizëm dhe jam i sigurt që do gjej një rezonancë te shumica e shqiptarëve

Robert Rakipllari: Bashkëpunimin me Ramën e përjashtoni?

Ilir Meta: Tani mendoj se është autori kryesor i nxitjes së kushtetutës së 2008, etj… këtu kanë synuar, që të jemi të dytë në botë për korrupsion, na ka ngel edhe pak të dalim të parët dhe të kemi këto probleme kaq të mëdha… Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka e majta me zotin Rama. Unë mund t’iu rendis të gjitha vuajtjet e shoqërisë e cila ende ka në kurriz pasojat e pandemisë dhe të çështjeve të tjera ekonomike. Pra kemi vënë re një qëndrim jo vetëm të mjeruar por edhe fyes dhe përjashtues. Kujdesi është vetëm për kryerjen e kontratave konsescionare. E vetmja gjë që preokupohet zoti Rama është mbështetja për bizneset të cilat i shërbejnë.

Robert Rakipllari: E përjashtoni?

Ilir Meta: Mendoj se është vetë i përjashtuar në këtë proces, sepse ka zgjedhur rrugën e cënimit të interesave kombëtare, veç cënimit të interesit publik