Ballina Lifestyle & Showbiz Shuplaka e bujshme e ‘Oscar-it’, Will Smith kërkon ndjesë publike: ‘Dola nga...

Shuplaka e bujshme e ‘Oscar-it’, Will Smith kërkon ndjesë publike: ‘Dola nga linjat dhe bëra gabim’!

1


Më shumë se vetë Oscar, ajo që bëri bujë ishte shpulla që aktori Will Smith i dha komedianit Chris Rock në skenë.

Nuk vonoi dhe Smith i kërkoi falje Rock për atë që e quan një sjellje të pafalshme dhe të papranueshme nga ana e tij.

“Dua të të kërkoj falje publikisht Chris” shkroi Smith në një deklaratë. “Dola nga linjat dhe bëra gabim”!

Ndjesa erdhi pasi Akademia e Çmimeve Oskar reagoi ashpër për ceremoninë e të dielës dhe tha se po rishikon ngjarjen, ku nuk përjashtohet edhe tërheqja e statujës së artë për aktorin 53-vjeçar, i cili u shpall aktori më i mirë mashkull për rolin e tij në filmin King Richard.

“Dhuna është shkatërruese, në të gjitha format e saj” thotë Smith i cili pohon se shakatë në emër të tij janë pjesë e punës së tij, por kur shakatë bëhen për shëndetin e gruas së tij të sëmurë, kjo ishte shumë për të duruar dhe reagoi emocionalisht.

Will Smith dhe skuadra e tij shpreson që përmes kësaj ndjese publike të mund të shpëtojnë karrierën e vlerësimet e aktorit dhe marrëdhënien e tij me Akademinë.

Skena e shpullës ishte momenti për të cilin e gjithë bota foli pas ceremonisë së 94-rt të çmimeve Oskar.