Ballina Lajme Shtëpia e të Moshuarve të Fierit ka njohur sot urimin e kryebashkiakut...

Shtëpia e të Moshuarve të Fierit ka njohur sot urimin e kryebashkiakut Armando Subashi dhe deputetit Taulant Balla

1

Kryebashkiaku Armando Subashi në shoqërinë e deputetit Taulant Balla janë mbledhur së bashku me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në qytetin e Fierit duke iu uruar secilit prej banorëve të saj një vit sa më të mbarë dhe shëndet të plotë. Deputeti Balla ka uruar stafin e kësaj shtëpie të cilët e janë kthyer në një shtëpi model në të gjithë vendin, ndërkohë që ai iu ka kërkuar atyre që tek çdo banorë i saj të shohin nënë apo babain e tyre. Balla nuk ka ngurruar të bëjë diferencën mes trajtimi të tyre në këtë shtëpi me ndodhinë tepër të rëndë me një të moshuar e cila është keqtrajtuar në një qytet në Kosovë. Kujdesi nga kësaj shtrese të popullsisë ka qenë në qendër të vëmendjes së bashkisë së Fierit duke u treguar dhe nga mbështetja që kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi iu mundësoi veç trajtimit të qeverise me 80 mijë lekë (të vjetra) të secilit pensionist nga Pakoja e Madhe për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën./Tv Kombi/