Ballina Vendi Shqiptarja 48 orë e vdekur, flet burri: Ja pse njoftova policinë dhe...

Shqiptarja 48 orë e vdekur, flet burri: Ja pse njoftova policinë dhe mora arratinë

1

Një grua shqiptare ka vdekur në Gizi, një lagje e vjetër e Athinës në Greqi dhe policia po kërkon të shoqin edhe pse ai këmbëngul se nuk ka gisht në ngjarje.

Miranda, është gruaja 62 vjeçare nga Shqipëria e cila prej vitesh jetonte në këtë shtëpi që shikoni në galeri, mes një varfërie siç duket nga kushtet e brendshme.

Të shtunën e sotme, ora 11.00, bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë dhe ka thënë se gruaja e tij është rrëzuar dhe është goditur.

Para se të bënte telefonatën, bashkëshorti ka folur me fqinjin e tij duke i thënë se e shoqja nuk ndjehej mirë dhe të dy bashkë morën urgjencën në telefon.

Por burri nuk ka qëndruar në banesë duke pritur autoritetet sepse është zhdukur.

Burri kërkohet nga Sigurimi për të dhënë shpjegime dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vepër penale apo jo.

Kur policia dhe ambulanca shkuan në banesë, e gjetën të vdekur gruan. Ata konstatuan se e ndjera kishte vdekur prej 48 orësh. Trupi i të ndjerës kishte të nxira.

Fqinjët i thanë policisë se gruaja kishte probleme shëndetësore, kështu që mavijosjet mund të kenë ardhur edhe prej tyre.

Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës. Raporti i mjekut ligjor pritet të hedhë dritë mbi shkakun e vdekjes së 62-vjeçares.

Burri, sipas hetimit policor që citon noa.al, kur ka telefonuar autoritetet ka thënë se do të largohej dhe do ta linte derën hapur, pasi ndodhet ilegalisht në vend dhe ka frikë se mos e arrestojnë.

E ndërkohë, pamjet që vijnë nga brenda shtëpisë janë tronditëse. /