GREQI- Një 41-vjeçar shqiptar ka plagosur një grek. Ngjarja ka ndodhur në Kretë, Greqi, pas një sherri mes shqiptarit dhe 62-vjeçarit grek.
Pas një debati të ashpër për motive xhelozie, shqiptari e ka goditur 62-vjeçarin me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës. Më pas, ai është larguar me vrap, por është vënë në pranga nga autoritetet greke.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në Prokurorinë e Lasithit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.