Ballina Vendi Shqipëria nën ujë nga shiu i rrëmbyeshëm

Shqipëria nën ujë nga shiu i rrëmbyeshëm

2

Tiranë- E gjithë Shqipëria prej 24 orësh ndodhet nën “pushtetin” e shiut të rrëmbyeshëm, stuhive dhe shkarkesave elektrike.

Prej disa orësh për shkak të shiut të rrëmbyeshëm të gjitha rrugët e kryeqytetit janë përmbytur.

E njëjta situatë është gjendja edhe në qytetet e tjera.

Ndërkohë që në disa akse rrugore si në Malësinë e Madhe, në Librazhd, Shëngjin apo dhe në jug të vendit uji ka dalë mbi asfalt duke e vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimin e mjeteve.

Një tjetër rrezik për qytetarët janë edhe shkarkesat e elektrike.

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në Malësinë e Madhe një banorë, për shkak të rrufesë, pasi ka marrë djegie të shumta në trup.

Ndërsa sot në qytetin e Sarandës dhe në fshatin Metoq kanë rënë sërish rrufe, duke krijuar dëme të shumta materiale.

Sipas shërbimeve meteorologjike e njëjta situatë e keqe e motit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte.