Ballina Vendi Shqiperia e para ne “listen e zeze” te Rusise.Shqiptaret nuk do lejohen...

Shqiperia e para ne “listen e zeze” te Rusise.Shqiptaret nuk do lejohen te vizitojne Rusine!

1

Rusia ka publikuar ‘listën e zezë’ me vendet që i cilëson armike.

Lista e vendeve “jomiqësore” hapet nga Shqipëria, dhe sipas Kremlinit, të gjithë qytetarët e këtyre vendeve nuk do lejohen më të vizitojnë Rusinë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një intervistë televizive deklaroi se po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim. Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh. Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.