Ballina Vendi Shqipëria drejt pavarësisë energjitike,Kryeministri: Disa vite me pare energjia nuk paguhej, gjysma...

Shqipëria drejt pavarësisë energjitike,Kryeministri: Disa vite me pare energjia nuk paguhej, gjysma humbiste në rrjet

1

Në pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama po mban një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE.

Sipas Ramës ky takim vjen në kuadër të gatishmërisë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.

Kreu i qeverisë u rikthye në disa vite më parë, ku sipas tij energjia elektrike nuk paguhej ndërsa gjysma e prodhimit humbiste në rrjet.

“Po ndodh në Tiranë dhe ju jeni pjesë e kësaj. Ja dolët të mbërrinit këtu dhe të dëshmoni interesin tuaj atë çka është program ambicioz. As që diskutohet që është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të bëhet me përpjekje dhe aktorëve që vijnë nga SHBA, BE apo Azerbajxhani. Takova presidentin Aliev dhe me kënaqësi dëshmoi interesin e lartë për tu bashkuar” tha Rama.

“Ëndrra e gjatë e hidrocentralit të Skavicës do të rris më 20% prodhimin e energjisë dhe do na lejojë të na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjitike. Këto tregojnë një potencial për të shëndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë. Vetëm disa vite më parë na është dashur të marrim një sistem të falimentuar të energjisë. Vetëm gjysma paguhej dhe gjysma e energjisë humbej. Me një borxh të OSSHE shkonte 5 % GDB tonë. Kjo mbështetej në një anarki dhe mungesë investimesh.” shtoi kryeministri.