Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë. Këngëtari i njohur i muzikës latine, i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do të ndalojë dhe në vendin tonë.
Për ketë ka reaguar dhe vetë ylli i muzikës botërore, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram shprehet se ndihet shumë i lumtur qe do të mbajë koncertin e tij në kryeqytetin tonë.
“Po!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, ka shkruar këngëtari i njohur.
Kujtojmë se lajmi u konfirmua fillimisht nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj të cilët përmes një postimi në mediat sociale zbuluan se Ricky do performojë në kryeqytet më 20 korrik.