Ballina Vendi Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e Noizyt në Durrës, dy ditë...

Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e Noizyt në Durrës, dy ditë pas sherrit me reperin Cllevio

1
Lokali 2

Një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur, Noizy. Shpërthimi në lokalin e reperin ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat e para, raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pas sherrit mes dy reperëve, ku në një video Noizy shfaqej duke qëlluar me grushte reperin Cllevio, para lokalit të tij.

Lidhur me ngjarjen, policia procedoi penalisht për dhunë Noyzin, si dhe babanë e tij për fyerje.