Ballina Bota Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 të vdekur dhe...

    Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 të vdekur dhe disa të plagosur

    1

    Shtatë persona humbën jetën pas një shpërthimi në Aydin të Turqisë, sipas kanalit televiziv TRT Haber.

    “Guvernatori i Aydin, Husein Aksoy deklaroi se 7 persona u vranë, sipas të dhënave paraprake, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një restorant në lagjen Nazili ”, raporton një media turke.

    Sipas të dhënave, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona, një në gjendje të rëndë. Punëtorët raportuan se kishin nuhatur një erë të çuditshme pak para shpërthimit, i cili ndodhi në një tub në objektin e restorantit, teksa po kontrollohej.