Ballina Vendi Shpërthen në flakë makina e policit të paraburgimit, dyshimet e para

Shpërthen në flakë makina e policit të paraburgimit, dyshimet e para

1

Një makinë është djegur pranë paraburgimit të Bashkisë Mat. Në vendngjarja ka shkuar grupi i shërbimit të zjarrfikësve të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Burime bëjnë me dije se mjeti është në pronësi të efektivit të paraburgimit Kastriot Metaj.

Dyshohet se djegia është shkaktuar nga një shkëndijë elektrik,e duke bërë që të pësojë djegie të pjesshme vetëm gjysma e motorit të makinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.