Ballina Bota Shpërthen në flakë boti me naftë në Londër. 1 i vdekur disa...

    Shpërthen në flakë boti me naftë në Londër. 1 i vdekur disa të lënduar

    1

    ANGLI- Një kamion që transportonte naftë në Angli ka shpërthyer në flakë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka lënë të vdekur një person. Shërbimet e urgjencës po punojnë për të shuar zjarrin në Groton, pasi automjeti u rrëzua mëngjesin e së premtes dhe mori flakë. Kryebashkiaku i ri i Londrës, Michael Passero, konfirmoi se një person u vra në incident, por nuk dha detaje të mëtejshme.

    Po ashtu autoritetet kanë njoftuar se disa persona kanë mbetur të lënduar nga ngjarja. Pamjet dramatike tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen nga ura ndërsa zjarri vazhdon të digjet. Departamenti i Transportit ka mbyllur rrugën ndërmjet daljeve 86 dhe 84, me anën jugore të urës të mbyllur për inspektim strukturor.