tvkombi
tvkombi

Shpërthen granata e vjetër, plagosen tre persona që ishin duke punar tokën

Lajme

Publikuar ne:13:56 - 19/03/2023

Tre persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në fshatin Kakavec të Prrenjasit pasi në momentin kur kanë qenë duke punuar tokën, ka shpërthyer një granatë e vjetër.

Policia bën me dije se të lënduar kanë mbetur shtetasit O. E., Y. B. dhe D. B., të cilët janë plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën

“Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime”-njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./Opinion.al

Ju sugjerojmë